Zyrtare, Canelo Alvarez sfidon Sergey Kovalev për titullin kampion bote

14 Shtator 2019
15:41
Telesport
back button

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez, kampion i botës në peshën e mesme (pesha deri 72kg), do të duelojë për titullin kampion bote të peshës “light heavyweight” (pesha deri 80kg), ndaj rusit Sergey Kovalev. Kjo përballje mes dy kampionëve do të zhvillohet më 2 nëntor, në Las Vegas.

Një sfidë disi e papritur kjo për Canelo Alvarez, që do të ngjitet dy kategori njëherësh për këtë sfidë (super middleweight dhe light heavyweight). Një duel me 12 raunde, që parashikohet e vështirë për meksikanin, që do të përballet me një veteran dhe kampion bote në Divizionin e tij.

Oscar De La Hoya, menaxheri dhe promotori i meksikanit, tha: “E kishim premtuar këtë duel dhe tani po ua servirim fansave. Përballë njëri-tjetrit janë dy nga boksierët më të mirë në botë në peshat e tyre dhe në garën për pound-for-pound”, tha De La Hoya.

29-vjeçari Alvarez, 52 fitore, 1 humbje dhe 2 duele barazim, synon të bëhet kampion bote në një Divizion ku nuk ka dueluar më parë. Ndërsa Kovalev, 36 vjeç, mban titullin e kategorisë WBO në klëtë Divizion, të cilin do ta mbrojë ndaj një rivali të vështirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit