ZYRTARE: Champions dhe Europa League, UEFA merr vendimin!

13 Mars 2020
11:20
back button

Coronavirus ka paralizuar gjithçka dhe nuk mund të flitet më për futboll. Gjendur në këtë situatë edhe UEFA ka reaguar.

Ditën e sotme organi më i lartë qeverisës i futbollit në Europë, ka reaguar më në fund dhe me një komunikatë zyrtare, ka njoftuar shtyrjen e ndeshjeve të javës së ardhshme në Champions dhe Europa League deri në një vendim të dytë.

Të martën e 17 marsit pritet të merret edhe vendimi final se çfarë do të ndodhë me dy kompeticionet, si dhe me Euro 2020, që sipas gjasave do të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit