ZYRTARE: Chelsea godet në merkato, Lampard rrëmben talentin e Anglisë

15 Korrik 2019
16:17
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea ka arritur marrëveshjen e re me Mason Mount. Mesfushori është rikthyer nga huazimi dhe ka bindur trajnerin Frank Lampard. Ky i fundit e njeh mirë 20-vjeçarin, pasi e ka drejtuar dhe te Derby. 

Londinezët kanë shumë besim tek ai dhe kanë vendosur të rinovojnë për 5 vite të tjera. Mount është nisur me ekipin e parë në fazën përgatitore në Japoni. I riu pritet të marrë minutat e tij këtë sezon me ardhjen e Lampard në krye të skuadrës. 

Ekipi londinez nuk mund të afrojë futbollistë në merkato, prandaj pritet që t'u japë krahë të rinjëve. Mount është titullar i Anglisë U-21 dhe shihet si një nga lojtarët më premtues në ishull. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit