ZYRTARE: Chelsea prezanton trajnerin e ri, zbulohet zëvendësuesi i Lampard!

26 Janar 2021
19:26
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea ka prezantuar trajnerin e ri dhe ai është Thomas Tuchel. Gjermani ka nënshkruan kontratën e re dhe ka gjetur menjëherë skuadër pas largimit nga PSG.

Blutë pushuan trajnerin Lampard pas problemeve që kishin më këtë të fundit. Tuchel u mor dhe për lirshmërinë e tij për të komunikuar me Timo Werner dhe Havertz që u morën me bujë, por Lampard nuk i përshtati dot.

Karriera e trajnerit të Thomas Tuchel filloi në vitin 2000, në sektorin e të rinjve në Stuttgart. Pas gjashtë sezonesh, e fundit e të cilave kaloi duke trajnuar përzgjedhjen U-19, gjermani kthehet në Augsburg, ku drejton ekipin e dytë për dy vjet. Më pas ai bëhet menaxher teknik i sektorit të të rinjve te Mainz.

Në gusht 2009 Thomas Tuchel u emërua trajner i ekipit të parë të Mainz, një ekip i promovuar rishtas në Bundesliga. Në sezonin e tij të parë në Rhineland ai e mbylli kampionatin në vendin e 9-të, duke arritur kështu momentin më të mirë në historinë e klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit