Futboll

Zyrtare/ Cutrone rinovon me Milanin

Ekipi i Milanit ka konfirmuar se Patrick Cutrone ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2023.

20 vjeçari luan me ekipin kombëtar të Italisë dhe ka pasur një rol thelbësor në fitoret e fundit të ekipit të Gattusos, aq sa ai pas fitores ndaj Olympiacos-it një javë më parë, tregoi se ishte krenar për Cutrone dhe se nuk dëshironte t’a linte në stol.

Për zgjatjen e marrëveshjes me klubin kuqezi është punuar prej disa kohësh dhe së fundmi është konfirmuar.

Sipas medias italiane “Calciomercato.com” mendohet të fitojë pak më shumë se 1 milion euro për sezon, ndërsa marrëveshja nuk përfshinë klauzola lirimi.

Ai është bashkuar me ekipin sezonin e kaluar dhe ka realizuar 21 gola në 52 paraqitje. Ndërsa këtë sezon ka realizuar në total tre gola në 6 paraqitje.

Sulmuesi gjithashtu debutoi me kombëtaren e parë Italiane në mars të këtij viti.

Më shumë nga Futboll