Zyrtare: Daja ndahet me Skënderbeun, sinjale për Partizanin!

8 Gusht 2020
17:39
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Ilir Daja do të largohet nga Skënderbeu. Numri një i stolit i plotësoi objektivat e tij, pasi arriti të kualifikonte skuadrën korçare në Europë dhe largohet me kokën lart. Daja e ka konfirmuar diçka të tillë përmes një postimi në “Facebook” ku falenderon qytetin e Korçës dhe presidentin Ardian Takajn për besimin.

Tekniku pritet të zyrtarizohet te skuadra e Partizanit në orët në vijim. Kontaktet mes tij dhe Partizanit vazhdonin prej kohësh dhe tashmë duket se gjithçka është arritur. “Korça më ka bërë të ndihem si në shtëpine time, për qytetarinë, kulturën dhe respektin që e kam hasur kudo, si dhe për miqtë e shumtë që më kanë mbështetur në punën time.

“Skënderbeu më dha mundësinë për të arritur suksese si asnjë skuadër tjetër, prandaj largimi është i vështirë. Një falenderim special shkon për tifozerinë e Skënderbeut, presidentin Ardjan Takaj, stafin tim dhe secilin lojtar veçmas. Për gjithçka kemi përjetuar bashkë, sukseset që kemi arritur, dëshiroj që rruget tona të bashkohen sërish një ditë, për të arritur gjëra edhe më të mëdha, se sa ato të cilat tanimë janë shkruar në histori!”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit