ZYRTARE: Daja ndahet nga Flamurtari, tregon arsyet e vendimit të marrë

30 Qershor 2019
19:25
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Ilir Daja i ka dhënë fund me Flamurtarin. Lajmi i largimit të tij flitej prej ditësh, por tashmë ka ardhur dhe konfirmimi zyrtar nga vetë tekniku. 

Numri një i stolit përjetoi një sezon shumë të vështirë, por bëri mjaft mirë. Puna e tij mund të konsiderohet pa frikë heroike, duke parë se ekipi nuk ishte paguar prej muajsh dhe garoi deri në fund për Europë, e arriti dhe nuk u licencua dot. 

Trajneri ka falenderuar tifozët e Flamurtarit dhe drejtuesit me anë të një shkrimi të gjatë në "Facebook"-un e tij e personal. Ai largohet pa polemika, por me falenderime dhe inkurajime për drejtuesit e Bashkisë dhe vlonjatët vetë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit