ZYRTARE: Dështoi te Milani në 3 muaj, Giampaolo gjen ekip në Serie A!

7 Gusht 2020
17:28
Telesport
back button

Pas eksperiencës te Milani dhe disa muajve pa skuadër, më në fund, Marco Giampaolo është trajneri i ri i Torinos, me një marrëveshje të firmosur deri në vitin 2022. Kjo është komunikata e klubit granata: “Klubi i Futbollit Torino është i kënaqur të njoftojë se i ka besuar menaxhimit të ekipit të parë z.Marco Giampaolo. Trajneri ka nënshkruar një kontrate dyvjecare.

Torino, UFFICIALE l'arrivo di Giampaolo: i dettagli dell'accordo ...

Marco Giampaolo lindi në Bellinzona më 2 gusht 1967. Ish-futbollisti profesionist, ai filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2000, në Pescara, si ndihmës trajner. Me kalimin e viteve ai ka fituar shumë përvoja në klubet e Serie A dhe B, në stolat e Cagliari, Siena, Catania, Cesena, Brescia, Empoli, Sampdoria dhe Milano. Në karrierën e tij ai krenohet me gjithsej 277 ndeshje në Serie A.

Presidenti Urbano Cairo mirëpret Marco Giampaolo dhe stafin e tij me mirëseardhjen më të përzemërt. Punë e mbarë dhe Gjithmonë Forza Toro!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit