Zyrtare: Di Biagio largohet nga Italia U-21!

25 Qershor 2019
11:31
back button

Luigi Di Biagio nuk është më trajner i skuadrës nën 21 vjeç të Italisë.

Barazimi 0-0 i Francës me Rumaninë, solli eliminimin e Italisë nga Europiani i këtij viti, teksa “Azurret” shpresonin për të fituar trofeun duke parë lojtarët që kishin në skuadër, mjafton të përmendin emra si: Chiesa, Barrela, Kean, Zaniolo, Cutrone, Orsolini, Dimarco apo Tonali.

Në një konferencë për shtyp trajneri italian bëri me dije se këtu ai tërhiqet nga drejtimi i kësaj skuadra, por theksoi se këtë aventurë nuk e cilëson si një dështim.

“Duhet të ndajmë rezultatet që kemi arritur në këto vite, nga ajo që ndodhi në Europian. Kemi bërë punë të madhe, kemi rritur shumë lojtarë, jemi përballur me skuadra të forta dhe kemi përgatitur shumë lojtarë për kombëtaren A. Rezultati nuk është pozitiv, por për mua nuk është një dështim. Unë nuk do të jem më trajner i përfaqësueses U-21”, tha Di Biagio në mesazhin e tij për mediet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit