Zyrtare, Dortmund merr vendimin për trajnerin

18 Qershor 2019
13:36
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund ka rinovuar kontratën e trajnerit Lucien Favre deri në 30 qershor të 2021-shit. "Pres me padurim të vazhdoj bashkëpunimin konstruktiv dhe të suksesshëm me Borussia-n", ka thënë trajneri. 

Zvicerani 61-vjeçar mori drejtimin e verdhezinjve në verën e 2018-ës dhe shkoi shumë afër fitores së titullit në Bundesliga në sezonin e kaluar. 

"Lucien ka krijuar një strukturë shumë të mirë dhe ka zhvilluar lojtarët tanë", ka thënë drejtori sportiv i  Dortmund-it, Michael Zorc. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm, Hans-Joachim Watzke, ka thënë: "Ai ka përmbushur në 100% pritshmëritë që kishim. Ishte zgjedhja më e logjikshme".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit