Zyrtare, dy pistat klasike anullojnë garat e botërorit të Moto GP

7 Prill 2020
14:17
Telesport
back button

Dy pista të tjera të botërorit të Moto GP kanë ngritur “flamurin e bardhë” për shkak të coronavirus. Moto GP ka konfirmuar sot se garat që do të zhvillohen në dy pista klasike e legjendare, si Mugello (Itali) dhe Katalonja (Barcelonë/Spanjë), janë anulluar.

Kjo e ka çuar në 4 numrin e garave të Moto GP të shtyra për një ditë tjetër. Njoftimi për anullimin e garave të Mugello (31 maj) dhe Katalonjës (7 qershor) erdhën pak ditë pas shtytrjes së një tjetër gare, asaj të La Mansh (Francë).

Për pasojë, gara më e afërt për t’u zhvilluar është ajo e Gjermanisë, në pistën e Sachsenring. Drejtuesit e Moto GP synojnë që këto gara të shtyra t’i zhvillojnë gjatë pushimeve verore (19 korrik-2 gusht), duke përpiluar një kalendar të ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit