ZYRTARE: Dybala zgjidhet “Mbreti” i Serie A, publikohen vlerësimet sipas reparteve!

4 Gusht 2020
16:26
Telesport
back button

Serie A ka përfunduar dhe Liga ka përpiluar renditjen e lojtarëve më të mirë të sezonit 19/20. Të gjitha ndeshjet e luajtura në Serie A TIM, Coppa Coca-Cola dhe Coca-Cola Supercup u morën në konsideratë për të marrë vendimin përfundimtar.

Immobile, numeri da re: "Il record di Higuain? Tutto è possibile ...

“Matja e performancës bazohet në statistikat zyrtare të Serie A League të cilat paraqesin kriterin vlerësues shkencor të më të mirëve të këtij sezoni, të cilin ne arritëm ta përfundojmë me vendosmëri të madhe për të kapërcyer vështirësitë e pafundme”, shpjegoi Luigi De Siervo.

Juve, Kulusevski oro di Sarri: dove giocherà in bianconero? - La ...

“Ishte një vit anomal, me një fund të ngjeshur, por këta lojtarë arritën të demonstrojnë talentin e tyre në të gjitha ndeshjet e luajtura, duke ndriçuar garat tona me shfaqje të shkëlqyera. Falënderimet tona të përzemërta shkojnë për ta dhe të gjithë atletët e tjerë për profesionalizmin, angazhimin dhe sakrificat e treguara “, përfundoi CEO i Serie A.

Serie A, lojtarët më të mirë të sezonit

Portieri më i mirë: Wojciech Szczesny (Juventus)

Mbrojtësi më i mirë: Stefan De Vrij (Inter Milano)

Mesfushori më i mirë: Alejandro Gomez (Atalanta)

Sulmuesi më i mirë: Ciro Immobile (Lazio)

I riu më i mirë: Dejan Kulusevski (Parma)

MVP absolut: Paulo Dybala (Juventus)

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit