ZYRTARE: “E ardhmja është këtu”, PAOK prezanton talentin kuqezi

25 Qershor 2019
12:38
back button

Ishte paralajmëruar prej ditësh, por tashmë është zyrtare: Enea Mihaj është zyrtarisht pjesë e PAOK-ut në Greqi.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka firmosur dhe është prezantuar sot me një video të bukur nga klubi kampion i Greqisë, që titullon: "E ardhmja është këtu", duke i uruar mirëseardhjen Mihajt.

21-vjeçari ka qenë pjesë e Panaitolikos dhe në dy sezonet e fundit ka shkëlqyer, duke qenë një ndër lojtarët më të spikatur te klubi i vogël grek.

Mosha e tij e re bëri që shumë klube ta vëzhgonin me kujdes, ndërsa e grumbulloi edhe kombëtarja shqiptare, duke debutuar në ndeshje zyrtare në Skoci.

Tashmë Mihaj bashkohet me një klub shumë të rëndësishëm dhe nuk do ta ketë të lehtë të gjejë hapësirë, por nëse ia del në Selanik, do t'ia dalë kudo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit