Zyrtare! Edhe Turqia mbetet pa garë, F1 organizon dy gara në shtëpinë e Red Bull

17 Maj 2021
12:09
Telesport
back button

Turqia, që hyri në kalendarin e botërorit 2021 të Formula 1 si pistë zëvendësuese e garës së Kanadasë, është detyruar të ngrejë gjithashtu “flamurin e bardhë”. Formula 1 ka bërë me dije se gara e planifikuar të zhvillohej në Stamboll më 13 qershor është anulluar për shkak të pandemisë dhe masave anti-Covid.

Kjo ka sjellë një modifikim të kalendarit për periudhën qershor-korrik. Kështu, pas garës së Baku (Azerbajxhan, më datën 6 qershor), do të zhvillohet gara e Francës, në pistën e Le Castellet (20 qershor). Më pas, më 27 qershor dhe 4 korrik, do të garohet dy herë në Austri, në pistën e Red Bull Ring Spielberg).

Kalendari i ri

6 qershor, Baku (Azerbajxhan)

20 qershor, Le Castellet (Francë)

27 qershor, Spielberg (Austri)

4 korrik, Spielberg (Austri)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit