ZYRTARE: Edhe Turqia rihap kampionatin dhe cakton datën! Disa klube kundërshtuan

28 Maj 2020
21:52
Eraldo Harlicaj
back button

Pak nga pak, thuajse 80% e kampionateve europiane ka përcaktuar datat e rifillimit të sezonit. E radhës është Federata Turke e Futbollit (TFF), e cila me një vendim të marrë pasditen e sotme caktoi datën 12 qershor si rifillimin e kampionatit.

Këshilli i Administratës vlerësoi mundësinë për të anuluar rënien nga kategoria. Aprovohet gjithashtu edhe rregulli i 5 zëvendësimeve. Shtatë klube kërkuan anulimin për këtë sezon sa i përket rënieve. Këshilli vendosi të refuzojë, duke nënvizuar se si FIFA dhe UEFA kërkojnë të vendoset kampioni dhe skuadrat e rëna nëpërmjet rezultateve sportive.

Kampionati do të rinisë me javën e 27-të, Goztepe-Trabzonspor dhe Fenerbahce-Kayserispor. Janë lajmëruar edhe datate rinisjes së Kupës së Turqisë, me gjysmëfinalen e kthimit: Fenerbahce-Trabzonspor më 16 qershor dhe Alanyaspor-Antalyaspor më 18.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit