ZYRTARE: Ernest Muçi transferohet te klubi i njohur, Tirana përfiton 500 mijë euro

21 Shkurt 2021
13:54
Telesport
back button

Tashmë gjithçka është zyrtarizuar dhe Ernest Muçi është larguar nga Tirana. Pas shumë spekulimeve për një transferim të mundshëm te Legia e Varshavës, sot është zyrtarizuar edhe marrëveshja.

Tirana ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Legian, me bardheblutë që do të përfitojnë rreth 500 mijë euro nga ky transferim.

Ernest Muçi është një lojtar që ka dalë nga ekipet zinxhirë të Tiranës dhe po spikaste prej kohësh në Kategorinë Superiore, si dhe me fanellën e Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit