ZYRTARE: Europa League 2019-2020 cakton rrugëtimin! Interi ende në ajër mbi stadiumin. Finalja në Këln

17 Qershor 2020
16:32
Telesport
back button

UEFA Europa League 2019-2020 do të vijojë në katër stadiume të Gjermanisë (Këln, Duisburg, Duseldorf dhe Gelsenkirshen). E ka vendosur sot pasdite UEFA në Komitetin Ekzekutiv të mbledhur në Nion të Zvicrës.

Do të jetë një turne më eliminim direkt që do të zhvillohet në gusht. Ende nuk është marrë vendim se ku do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ve (nëse në qytetet përkatëse apo fushë neutrale) por gjithashtu edhe për sa i përket dy ndeshjeve të kësaj faze që nuk kanë luajtur akoma ndeshjet e para: Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla.

UEFA Europa League 2019-2020 u ndërpre në 12 mars për shkak të pandemisë. Programi i riparë për përmbylljen e kompeticionit të këtij sezoni u konfirmua në mbledhjen e sotme të KE të UEFA-s.

KALENDARI UEFA EUROPA LEAGUE 2019/20

5–6 gusht: Faza e 1/16-ve (fusha duhet konfirmuar)

10-11 gusht: çerekfinalet (Këln, Duisburg, Duseldorf dhe Gelsenkirshen)

16-17 gusht: gjysmëfinalet (stadiumet për t’u përcaktuar)

21 gusht: finalja (Këln)

Turi i 1/16-ve do të nisë në orën 18:55 dhe 21:00, me ndeshjet  tjera që do të jenë të gjitha në 21:00. Data për shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve do të vendoset më vonë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit