Zyrtare, F1 rikthehet në pistën legjendare pas 35 vitesh

14 Maj 2019
20:20
Telesport
back button

Në botërorin e vitit 2020 të Formula 1 do të hyjë në kalendarin e garave edhe pista legjendare e Zandvoort. Ajo është e pozicionuar në Holandë dhe hera e fundit që është zhvilluar një garë është viti i largët 1985. Pra, Formula 1 do të rikthehet në këtë pistë pas 35 vitesh.

Lajmin e konfirmoi sot Chase Carey, presidenti i Formula 1, që tha: “Që në fillim të mandatit tonë në Formula 1 ne kemi thënë se synojmë ta spostojmë këtë sport në vende të reja, duke respektuar edhe traditën. Pista e Zandvoort është legjendare në sportin tonë, ndaj jemi të lumtur që rikthehemi aty”.

Në pistën holandeze janë zhvilluar gjithsej 30 gara, nga vitit 1952 deri në vitin 1985. Piloti që ka festuar më shumë se kushdo për këtë rikthim është holandezi Max Verstappen (Red Bull), që më në fund do të garojë në shtëpinë e tij.

Është një pistë ikonë e Formula 1. Aty kam bërë disa gara kur pilotoja në Formula 3 dhe është argëtuese. Një pistë që ka histori dhe do të jetë një sfidë e vërtetë për të gjithë pilotët, pasi do të garojnë aty për herë të parë”, tha Verstappen. Pikërisht prania e një piloti vendës pritet ta bëjë këtë garë të ndjekur nga publiku holandez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit