Zyrtare, Formula 1 dyfishon numrin e garave “sprint” për vitin 2023

28 Shtator 2022
21:25
Telesport
back button

Tashmë është zyrtare. Duke nisur nga viti i ardhshëm, numri i garave sprint, që zhvillohen ditën e shtunë, do të dyfishohet. Pra, vitin e ardhshëm do të zhvillohen 6 gara të tilla krahasuar me që do të organizohen këtë sezon.

Vendimi është marrë nga këshilli i FIA-s, që ka si objektiv të shtojë spektaklin në pistë. “Jemi të lumtur të konfirmojnë se do të zhvillohen 6 gara sprint gjatë vitit 2023, që ofrojnë pikë për 8 pilotët e parë”, tha Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1.

Ende nuk janë zyrtarizuar se cilat pista do të zhvillojnë garën sprint, që organizohet ditën e shtunë. Në bazë të renditjes së garës sprint kryhet edhe nisja e pilotëve për garën “normale” të ditës së diel. Fituesi i kësaj gare sprint merr 8 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit