ZYRTARE: Futbolli italian cakton datat e rinisjes, por presidenti i FIGC shfaqet i shqetësuar

4 Gusht 2020
18:36
Telesport

FIGC sot bëri zyrtare datat për rifillimin e kampionatit 2019/20. Seria A do të rifillojë në 19 Shtator, Seria B në 26 ndërsa një ditë më vonë, më 27 Shtator, do të jetë radha e Serie C.

“Tani – lexohet në njoftimin për shtyp – ligat përkatëse do të studiojnë kalendarët”.

Në fund të Këshillit Federal, presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina flet për çështjet e diskutuara gjatë takimit të sotëm me përfaqësuesit e ndryshëm të futbollit italian: “Futbolli është shumë i shqetësuar për situatën e përgjithshme që lidhet me fillimin, duke e ditur që tashmë 5-6 ekipe të femrave janë grumbullim duke respektuar protokollin për profesionistët me rigorozitetin maksimal, mund ta imagjinoni me çfarë sakrifice…

“Jemi të shqetësuar për idenë se duhet të veprojmë në një sistem protokollesh që bëhet absolutisht i paqëndrueshëm, pjesërisht për profesionistët dhe plotësisht për amatorët. Ne jemi shumë të përqendruar, të vëmendshëm dhe të përkushtuar për t’i dhënë perspektivë botës së futbollit, pa ndërhyrje të përbashkëta, por gjithnjë duke respektuar standardet shëndetësore, futbolli, në të vërtetë sporti italian, mund të vuajë rënien përfundimtare”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit