Bedri Greca është futbollisti më i ri i Gjilanit. Trajneri Gentian Mezani ka bindur ish-lojtarin e Tiranës për t'u veshur kuq e bardh. Sulmuesi i krahut ndau rrugët me kryeqytetasit, pasi nuk arriti të fitonte një kontratë të re dhe për shkak të problemeve që kishte me trajnerin Ardian Mema.
Ish-lojtari i 24 herë kampionëve të vendit dhe është një lojtar me shumë cilësi dhe ka mjaft eksperiencë, pasi ka fituar dhe titullin kampion me skuadrën e Kukësit.
28-vjeçari do të jetë pjesë e projektit të Gjilanit për sezonin e ri. Ekipi i Gentian Mezanit ka një projekt të madh për t'u rikthyer si kampion.