ZYRTARE: Goditje e vonë nga Skënderbeu, një talent për Dajën!

10 Shtator 2019
14:40
back button

Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me të riun Agon Elezi. Klubi korçar ka zyrtarizuar 18-vjeçarin, i cili i bashkohet skuadrës së trajnerit Ilir Daja. Mesfushori defensiv ka luajtur në sezonin e fundit në Maqedoni me skuadrën e Velazerimi në ligën e dytë. 

I riu është pjesë e kombëtares U-21 të Maqedonisë së Veiurt dhe ekipit U-19. Ai ka luajtur dhe me të rinjtë e skuadrës franceze të Caenit. 

Njoftimi i klubit – “Agon Elezi është zyrtarisht futbollist i KF Skënderbeu. 18-Vjeçari ka konkretizuar sot akordin paraprak të arritur me klubin duke firmosur kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 vitet e ardhshme. Elezi u bashkua sot me grupin nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik. 

“Elezi vjen nga ekipi Under19 i ekipit Francez SM Caen dhe është pjesë e përfaqësueses U19 dhe Under21 të Maqedonisë së Veriut. Vlen të theksohet se 18-vjeçari mban shiritin e kapitenit tek kombëtarja Under19 e shtetit fqinj”, – shkruhet në njoftimin e klubit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit