ZYRTARE: Guardiola siguron kampionin e botës, mbrojtësi nënshkruan për 5 vite

5 Korrik 2020
11:16
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester City ka bindur brazilianin Yan Couto për të firmosur për 5 vite në Angli. Mbrojtësi i krahut të djathtë është një nga futbollistët më premtues të Brazilit. Ai fitoi Kupën e botës me U-17 duke qenë lider i skuadrës së tij.

Anglezët paguan 6 milionë euro cash dhe 6 të tjera mund të shkojnë me bonuse në arkat e Coritbas. Couto debutoi këtë sezon në elitën e futbollit brazilian me skuadrën e tij.

“Qytetarët” ende nuk e kanë publikuar lajmin, por gjithçka është e kryer. I riu është shumë teknik dhe i shpejtë, fiziku i tij nuk është shumë i fortë sepse është 1.68 cm dhe peshon 60 kg. Në një kampionat si Anglia, fiziku zë rol të rëndësishëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit