Zyrtare, Hamilton dhe Rossi shkëmbëjnë vendet në fund të sezonit

9 Mars 2019
16:22
Telesport
back button

Pilotët Lewis Hamilton dhe Valentino Rossi kanë vendosur të shkëmbëjnë vendet në fund të këtij sezoni. Kjo gjë dukej si një ëndërr pak kohë më parë, por sot dy pilotët e garave kanë vendosur të takohen dhe shkëmbejnë mjetet e garave. Hamilton do të pilotojë motorin Yamaha të Rossit, ndërsa piloti italian do të provojë makinën Mercedes të pilotit britanik.

Lewis Hamilton me motor

Për Rossin ky është një rikthim në pistë me një makinë të Formula 1, pasi ka kryer disa teste me Ferrarin në vitet 2004-2010. Kjo është një dashuri e gjatë mes pilotit kampion të Moto GP dhe “kokëkuqes”, por që asnjëherë nuk u konkretizua. Ndërsa Hamilton gjithnjë ka shprehur pasionin që ka për motorët dhe këtë herë do të provojë një motor garash.

Valentino Rossi me Ferrari

Ende nuk dihet se ku do të ndodhë ky shkëmbim i vendeve mes dy pilotëve, por gjasat janë që kjo të kryhet në dhjetor, pas garës së fundit të Botërorit 2019 të Formula 1. Pilotët pritet të takohen në pistën e “Yasa Marina”, në Abu Dhabi, pak ditë pasi të ketë përfunduar sezoni sportiv. Rossi e ka ftuar Hamilton që të kalojnë së bashku disa ditë në vilën e tij pranë Monza.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit