Zyrtare: Hasan Salihamidzic ngrihet në detyrë

11 Nëntor 2019
21:43
back button

Bayern Munich do të ketë një pjesëtar të ri në bordin e drejtuesve duke nisur nga viti 2020. Hasan “Brazzo” Salihamidzic është shpërblyer për punën e mirë gjatë mbledhjes së bordit pasditen e së hënës.

Salihamidzic pritet të fillojë punë në rolin e ri më 1 korrik të vitit 2020, pikërisht kur të nisë sezoni i ri.

Që prej gushtit të vitit 2017 boshnjaku është drejtori sportiv i klubit bavarez. Sipas drejtuesve, ai ka bërë një punë të shkëlqyer gjatë kësaj kohe. Jo vetëm në aspektin sportiv, i cili ka qenë i suksesshëm, por edhe për punën e bërë me të rinjtë, këtë e deklaron klubi në faqen zyrtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit