ZYRTARE: Heroi i Gjermanisë largohet nga Dortmund, e konfirmon drejtori

23 Maj 2020
15:45
Eraldo Harlicaj
back button

Borussia Dortmund po luan në transfertë kundër Wolfsburgut dhe rezultati momentalisht është 0-0, por deklarata para ndeshjes që bëri xhiron e mediave është e drejtorit sportiv të verdhezinjëve, Micheal Zorc.

Ky i fundit në një komunikim të tij për Sky deklaroi hapur se futbollisti Mario Gotze nuk do të rinovojë kontratën me Dortmundin. Karriera e djaloshit të artë të Gjermanisë ka shkuar shumë keq, pasi nuk ka patur fat.

Goli që i dha Kupën e Botës Gjermanisë në finalen kundër Argjentinës do të mbahet mend përgjithmonë, por duket se vetëm kaq. Goetze ka patur probleme dhe me fizikun e tij, vuajti te Bayern Munchen, por sërish nuk ka gjetur hapësirë te Dortmundi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit