Zyrtare: Heroi i Manchester City njofton largimin!

19 Maj 2019
10:29
back button

Vincent Kompany luajti ndeshjen e fundit të tij me Manchester City dje në finalen e FA Cup, ku fituan titullin dhe kompletuan tripletën për këtë sezon.

Sot, klubi dhe 33-vjeçari kanë zyrtarizuar se bashkëpunimi i tyre prej 11 vitesh përfundon këtu. Ndërkohë që vetë belgu bëri me dije se shumë shpejt do të tregojë publikisht të ardhmen e tij. 

Mbrojtësi numëron 360 ndeshje me fanellën e “Qytetarëve”, ku ka shënuar 20 gola, ndoshta më përcaktuesi ishte goli ndaj Leicester City, që i hapi rrugën Cityt drejt titullit kampion në Premier League.

Gjatë qëndrimit të tij në Manchester Kompany ka fituar 4 Premier League, 2 FA Cup, 4 Kupa të Ligës dhe 2 Community Shield.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit