Inter shet Karamoh dhe huazon një tjetër talent

17 Korrik 2019
14:55
back button

Inter vijon të sistemojë lojtarët e rinj të tyre, ndryshe nga operacionet e mëparshme ku talentet janë shitur, sot janë huazuar dy të tillë.

Yann Karamoh është huazuar për një vit tek Parma, me detyrim blerje për 12 milionë euro dhe Inter do të mbajë 50% të vlerës së kartonit në rast rishitje. Sulmuesi ka firmosur me Parmën deri në qershor të vitit 2023. Sezonin e kaluar 21-vjeçari ishte në huazim tek Bordeaux, ku shënoi 3 gola. Kujtojmë që Inter e ka blerë për 6 milionë euro nga Caen në vitin 2018.

Edhe mbrojtësi 21-vjeçar Andreaw Gravillon u huazua tek Sassuolo, me këta të fundit që kanë të drejtë ta blejnë në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit