ZYRTARE: Ish-mbrojtësi i kombëtares prezantohet tek ekipi i ri!

18 Shkurt 2020
19:36
Eraldo Harlicaj
back button

Arlind Ajeti rrezikonte të digjte karrierën në rast se nuk nënshkruante me ndonjë ekip të ri në janar. Ai nuk arriti të firmoste në kampionatet elitare, por ka përfunduar te Velje në ligën e dytë daneze. 

Ish-lojtari i kombëtares u prezantua në ekipin e ri, aty ku do t’i bashkohet Ramadanit, Muçollit dhe Hetemit. Mbrojtësi bëhet lojtari i katërt me origjinë shqiptare që do të luajë për Veljen. 

Ai u prezantua me të madhe nga skuadra daneze, pasi drejtuesit e shohin si një përforcim të duhur. Ajeti ka shumë eksperiencë dhe klubit danez e shet se ka luajtur dhe në Serie A.    

Lajme të tjera

Lajmet e fundit