Zyrtare: Ja data dhe vendi i rikthimit të Oleksandr Usyk në ring, mbron titullin ndaj rivalit britanik

8 Qershor 2023
13:45
Telesport
back button

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë WBA, WBO, IBF) do të rikthehet në ring më 26 gusht të këtij viti. Ai do të duelojë ndaj britanikut Daniel Dubois, sfidë që do të zhvillohet në Poloni.

Lajmin e konfirmoi sot Alex Krassyuk, menaxheri i Usyk, që tha se kontrata janë firmosur. At pret që në këtë sfidë të jenë të pranishëm reth 43 mijë shikues në stadiumin ku do të zhvillohjet sfida (Krakow). Usyk shihet si favorit edhe për faktin se do të ketë pas gjithë stadiumin për ta mbështetur.

Është rënë dakord që dueli të zhvillohet në një shtet në kufi më Ukrainën, në mënyrë që fansat e Usyk (20 fitore e 0 humbje) të jenë të shumtë. Për Dubois (19 fitore e 1 humbje), ky është shansi i artë për të dueluar për titujt kampionë botë ne peshën e rëndë.

Më 24 gusht është dita e pavarësisë së Ukrainës, ndaj dhe vendosëm të duelojmë në atë periudhë. Kjo do të jetë si një sfidë në shtëpi për Usyk, që nuk duelon në vendlindje që prej vitit 2015. Për fat të keq nuk duelojmë dot në Ukrainë, por Polonia është vendi fqinj dhe presim mijëra fansa nga vendi ynë”, tha Krassyk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit