ZYRTARE: Ja kur do të luhet klasikja mes Barcelonës dhe Real Madridit!

23 Tetor 2019
11:16
Alfred Lleshi
back button

Komiteti i Konkurrencës në La Liga e ka bërë zyrtar vendimin: “El Classico” mes Barcelonës dhe Real Madridit, e inkuadruar në javën e 10-të të kampionatit spanjoll, e cila ishte parashikuar të luhej të shtunën e 26 tetorit, më në fund është shtyrë për më 18 dhjetor. Ky veprim ishte i detyrueshëm, duke marrë parasysh situatën që po përjeton Katalonja dhe më saktësisht Barcelona (protestat e mëdha).

Në këtë mënyrë, plotësohet kërkesa e dakordësuar midis dy klubeve. La Liga, e cila ishte e para që kërkoi shtyrjen e një ndeshjeje kaq të ndezur, nuk ra dakord për datën 4 dhjetor, gjithashtu e propozuar nga katalanasit dhe “Los Blancos”. Tashmë mbetet për t’u parë nëse organi i drejtuar nga Javier Tebas do ta apelojë vendimin e Komitetit të Konkurrencës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit