ZYRTARE: Ja kur do të rinisë Serie A!

3 Gusht 2020
22:05
Telesport
back button

Seria A 2020/2021 më në fund ka një datë fillestare zyrtare. Lega Serie A, pas mbledhjes së Këshillit që u mbajt sot, në fakt ka vendosur që kampionati tjetër të fillojë zyrtarisht të shtunën më 19 Shtator.

Bordi, i udhëhequr nga Presidenti Dal Pino dhe CEO De Siervo dhe i përbërë nga Marotta, Lotito, Antonello, Scaroni, Percassi dhe Casasco, preferuan këtë datë në krahasim me atë të 12 shtatorit, që fillimisht u pa si ideale, por që menjëherë u pa si e komplikuar nga disa komponentë të Ligës. Nesër gjithçka do të duhet të ratifikohet nga Këshilli Federal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit