Zyrtare! Ja kur do të zhvillohet trilogjia mes Canelo Alvarez dhe Gennady Golovkin

25 Maj 2022
9:13
Telesport
back button

Tashmë është zyrtare. Më 17 shtator do të zhvillohet triologjia e boksit mes meksikanit Canelo Alvarez dhe kazakut Gennady Golovkin, sfidë e vlefshme për peshën super të mesme. Lajmi është konfirmuar nga të dyja palët, ndërkohë që për t’u vendosur është vendi se ku do të zhvillohet kjo sfidë.

Dy boksierët rikthehen të duelojnë mes tyre 4 vjet nga hera e fundit (shtator 2018), kur Alvarez fitonte me vendim shumice të gjyqtarëve. Ndërkohë që, një vit më herët (shtator 2017), dueli i parë mes tyre është mbyllur në barazim. Dhe, ashtu si dy herët e para, ata do të kryqëzojnë sërish dorezat në muajin shtator.

Alvarez (57 fitore, 2 humbje e 2 barazime në karrierë), që vjen nga humbja ndaj rusit Dmitri Bivol dy javë më parë, zbret një peshë më poshtë. Ndërsa Golovkin (42 fitore, 1 humbje e 1 barazim) vjen pas fitores së arritur ndaj japonezit Ryota Murata në prill të këtij viti.

Një sfidë që parashikohet e fortë dhe spektakolare, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë dy boksierët, sidomos pas duelit të fundit. Golovvkin gjithnjë e ka kundërshtuar atë humbje dhe ka kërkuar triologjinë dhe më në fund palët kanë rënë dakord ta zhvillojnë atë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit