ZYRTARE: Ja kur luhen play-off për Europianin 2020! Kosova në garë për kualifikim

17 Qershor 2020
16:07
Telesport

UEFA ka vendosur sot në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv se faza play-off për Europianin 2020 (që do të zhvillohet vitin tjetër për shkak të pandemisë) do të luhen nga data 8 tetor  deri në 14 nëntor të këtij viti (pra, 2020).

Skuadrat që kanë shkuar në fazën play-off dhe çiftet përkatëse, të dalë nga Nations League 2018-2019. Janë 16 skuadra nga të cilat vetëm 4 do të shkojnë në Europian.

ÇIFTET E NATIONS LEAGUE

LIGA A 

Islandë-Rumani

Bullgari-Hungari

(ndeshje finale)

LIGA B

Bosnje H.-Irlandë e Veriut

Sllovaki-Irlandë

(ndeshje finale)

LIGA C

Skoci-Izrael

Norvegji-Serbi

(ndeshje finale)

LIGA D

Maqedoni e V.-Kosovë

Gjeorgji-Bjellourisë

(ndeshje finale)

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit