Zyrtare, ja piloti që do të zërë vendin e Vettel te Ferrari

14 Maj 2020
11:49
Telesport
back button

Piloti spanjoll Carlos Sainz do të pilotojë makinën Ferrari në Formula 1, duke nisur nga viti 2021. Lajmin e konfirmoi makina italiane përmes një postimi në rrjetet sociale.

25-vjeçari Sainz do të zërë vendin e Sebastian Vettel, që do të largohet në fund të këtij viti. Spanjolli do të jetë shok skuadre me Charls Leclerc. Carlos Sainz ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me “kokëkuqen”.

Carlos Sainz aktualisht garon me McLaren në Formula 1, me të cilën do të “divorcojë” në fund të këtij sezoni. Vendin e tij te McLaren do ta zërë australiani Daniel Ricciardo (aktualisht te Renault).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit