ZYRTARE: Juventusi nuk fshihet më, trajneri Sarri rrezikon debutimin në kampionat!

19 Gusht 2019
20:53
back button

Juventusi ka komunikuar në adresënn zyrtare se trajneri Maurizio Sarri i është nënshtruar disa analizave pasi sindroma gripore i ka vazhduar edhe ditën e sotme duke mos qenë i pranishëm në stërvitje. Ekzaminimet e bëra kanë dalluar se bëhet fjalë për një pulmonit dhe se do të duhet terapi specifike.

Ka qenë vetë trajneri që i ka kërkuar klubit të nxjerrë të vërtetën dhe të mos e mbajë më të fshehur për gjendjen e tij. Sarri mungoi si në miqësoren ndaj Triestina, ashtu edhe në stërvitjet e fundit. Sarri rrezikon të mos jetë në stol në ndeshjen e parë zyrtare të Juventusit, ndaj Parma-s. Trajneri do te debutonte kështu ndaj Napolit, një javë më pas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit