Pas njoftimit të Leeds, i cili zyrtarizoi blerjen e Weston McKennie nga Juventusi, klubi i Juventusit lëshoi një deklaratë për shtyp me të gjitha detajet e huazimit me të drejtë blerjeje: “Juventus Football Club S.p.A. komunikon se ka arritur një marrëveshje me Leeds United Football Club për shitjen e përkohshme deri më 30 qershor 2023 të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Weston McKennie.
Lojtari huazohet per 1.25 milion euro, plus bonuse deri në një maksimum prej €0,25 milion në rast të arritjes së objektivave sportive specifike. Për më tepër, marrëveshja parashikon opsionin nga Leeds për të blerë përfundimisht shërbimet sportive të lojtarit;
🙌 Friends Reunited! pic.twitter.com/yJaVMF1Ntb
— Leeds United (@LUFC) January 30, 2023
Shuma e rënë dakord për shitjen përfundimtare është e barabartë me 34.5 milion euro, e pagueshme në pesë vite financiare, dhe mund të rritet, gjatë kohëzgjatjes së performancës sportive, me një shumë jo më të madhe se 4.5 milionë euro, me arritjen e një synime të mëtejshme.
Shumat e sipërpërmendura të transfertës përfshijnë kontributin e solidaritetit të parashikuar nga rregulloret e FIFA-s”. Amerikani sonte hodhi firmen te kontrata e re ne Premier League. Juventusi kishte paguar mbi 21 mln euro te Schalke. Ky veprim i bardhezinjve eshte per te shkurtuar me se shumti rrogen e futbollistit pasi ngahuazimi fitohet ne rastin me te mire thuajse 2 mln euro.