ZYRTARE! Ka një datë dhe vend për superduelin e madh të boksit

16 Maj 2021
21:26
Telesport
back button

Konfirmohet një nga duelet më të mëdha të boksit!

Tyson Fury-Anthony Joshua, kategoria e peshave të rënda. Boksierët britanikë do të përballen më 14 gusht në Arabinë Saudite.

Fituesi i këtij dueli do të mbajë katër rripa të peshave të rënda.

Aktualisht 31-vjeçari Joshua është kampion në WBA, WBO dhe IBF, kurse Fury mban rripin e WBC.

Një ndeshje për t’u futur në histori, pasi kurrë një boksier nuk ia ka pasur të katër rripat.

 

 

“Të gjithë sytë e botës do të jenë drejt Arabisë Saudie dhe mezi pret ta godas Anthony Joshua në skenën më të madhe të të gjitha kohërave. Kjo do të jetë ngjarja ma e madhe sportive që ndonjëherë është organizuar në planetin tokë. Mos e humbni”, shkruan Fury.

Joshua nuk ka konfirmuar se kur do të zhvillohet ky duel. Deri më tani ishte bërë me dije vetëm se do të organizohej në Arabinë Saudite

Lajme të tjera

Lajmet e fundit