Kampionati Shqiptar

Zyrtare, Kamza gjen zëvendësuesin e Klodian Duros

Tashmë është zyrtare. Në krye të stolit të Kamzës do të ulet Ernest Gjoka. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në profilin e tyre zyrtar ku shkruhet: “Zyrtare. Ernest Gjoka është trajneri i skuadrës sonë”.

Gjoka vjen në krye të kamzalinjve pas shkarkimit të disa ditëve më parë të Klodian Duros. Ky i fundit, gjatë drejtimit të ekipit, u komentua shumë për lojën e bukur që të besuarit e tij prodhonin në fushë, por kanë munguar rezultatet. Në 9 ndeshje nën drejtimin e 40-vjeçarit, Kamza ka fituar vetëm një, atë përballë Kastriotit.

Ernest Gjoka është emri i përzgjedhur nga drejtuesit për të shpëtuar ekipin nga rënia nga kategoria. Ai ka drejtuar më herët ekipin e Vllaznisë ku nuk ia doli mbanë të shpëtonte kuqeblutë dhe u largua dy javë përpara fundit të kampionatit.

Pas largimit nga shkodranët, Gjoka kërkonte një aventurë tjetër. Ai u përfol më herët për marrjen e Kamzës pas largimit të Bledar Devollit, por pasi nuk ra dakord me drejtuesit e klubit për pagën e tij dhe të stafit, refuzoi ofertën. Mbase situata ka ndryshuar, së fundmi… Në javën e 13-të Kampionatit Shqiptar, Kamza ka arritur të grumbullojë 8 pikë, vetëm një pikë larg Kastriotit, që gjendet në vendin e fundit në tabelë. Tekniku ka një mision të vështirë për shpëtimin e Kamzës!

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar