ZYRTARE: Klubi i Premier League shitet tek sheiku arab me një mesazh në WhatsApp!

16 Shtator 2019
19:00
back button

Një tjetër sheik bëhet pjesë e futbollit në Angli. Sheffield United ka kaluar në pronësi të Princit Abdullah Bin Mosaad Bin Abdulaziz Al Saud, i cili fitoi gjyqin në Gjykatën e Lartë në Angli, ndaj ish-pronarit Kevin McCabe, që tani do të jetë aksionar në minorancë tek Sheffield.

Historia daton në vitin 2013 kur princi arab investoi 10 mln paund në klubin anglez, me marrëveshje të pronarit të parë, që më vonë kërkoi që ta largonte sheikun duke i ofruar 5 mln paund. Por, një çështje u hap në gjykatë nga Princi Abdulla, i cili kishte të drejtë të blinte klubin për të njëjtën shumë, që i kishte ofruar pronari McCabe dhe gjykata vendosi në favor të tij.

Kjo do të thotë se princi arab e ka blerë klubin për 5 mln paund, por për të marrë asestet e tjera si: stadiumin dhe hotelin e klubit, duhet të paguajë edhe 100 mln puand të tjera dhe kështu pritet të ndodhë shumë shpejt.

Menjëherë sapo ka dalë vendimi, faqja zyrtare e klubit të Sheffield në versionin arab ka postuar një video ku tregon se pronari e merr lajmin në internet dhe me një mesazh në WhatsApp bën publike vendimin.

Aktualisht Sheffield United ndodhet në vend të 15-të në Premier League, me 5 pikë në 5 ndeshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit