ZYRTARE: Klubi kinez i bën nder Manchester United! Firmoset kontrata e re për Ighalo

1 Qershor 2020
12:42
Telesport

Manchester United dhe Odion Ighalo do të vazhdojnë të jenë bashkë edhe për pak kohë. Pikërisht në “esktrem”, kur në Kinë prisnin që sulmuesi afrikan të nisej me avion nga Anglia dhe mbërrinte në Pekin për të rinisur stërvitjet me Shanghai Shenhua, “Djajtë e Kuq” kanë bindur aziatikët që të shtyjnë huazimin.

Sulmuesi nigerian do të qëndrojë në “Old Trafford” deri në 31 janar të vitit 2021. Deri tani, 30-vjeçari ka luajtur 8 ndeshje në të gjitha kompeticionet me United dhe ka shënuar 4 gola, duke dhënë edhe 1 assist.

United e mori Ighalon në fund të janarit, duke arritur një akord si alternativë për trajnerin Solskjaer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit