ZYRTARE/ Kontratë 3-vjeçare, “faraoni” transferohet në Kinë

8 Korrik 2019
8:33
Telesport
back button

Tashmë është zyrtare. Sulmuesi italian Stephan El Shaarawy do të luajë në Superligën kineze me skuadrën e Shanghai Shenhua. Lajmi është konfirmuar nga ekipi i ri i sulmuesit italian, që njihet me nofkën “faraoni”.

Nga ky transferim, ekipi i Romës do të arkëtojë 16 milionë euro, ndërsa vetë sulmuesi do të përfitojë 13 milionë euro për 3 vite (firmosi një kontratë 3-vjeçare). Ekipi i Shanghai Shenhua aktialisht ndodhet në vendin e 14-të në kampionat.

Faleminderit Roma. Do t’i kujtoj dhe falënderoj gjithnjë tifozët e këtij ekipi, të gjithë personat që kanë punuar në këtë klub. Tani nis një aventurë e re”, ka thënë sulmuesi 26-vjeçar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit