Zyrtare, Kosova konfirmon miqësore luksi në janar

9 Dhjetor 2019
15:48
Alfred Lleshi
back button

Kosova e ka edhe një shans kualifikimi për në “Euro 2020”. Kjo “dritare” e hapur mbetet “play-off”-i me Maqedoninë e Veriut, ndeshje e cila pritet të luhet më 26 mars të vitit të ardhshëm. Në funksion të përgatitjeve për këtë “finale”, që do të zhvillohet në Shkup, kombëtarja e “Dardanëve” ka planifikuar edhe miqësore. Njërën prej tyre e ka zyrtarizuar sot dhe do ta luajë më 12 janar në Doha të Katarit, kundër Suedisë së kualifikuar tashmë në Europianin e vitit që vjen. Lajmi në fjalë është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e Federatës Kosovare të Futbollit: 

“Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve më 12 janar do të zhvillojë ndeshje miqësore me Suedinë. Takimi zhvillohet në Doha të Katarit. Detajet në lidhje me këtë ndeshje do të bëhen të ditura nesër (e martë, 10.12.2019) në një konferencë për media që do të mbahet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në orën 11:00”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit