ZYRTARE: Kosova merr vendimin përfundimtar, mbyllen 2 kampionate

28 Maj 2020
17:18
Eraldo Harlicaj
back button

Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendimet përfundimtare në lidhje me vazhdimin e garës futbollistike. Drejtuesit e Federatës kanë vendosur që të vazhdojë vetëm elita e futbollit kosovar.

Superliga do të mbyllet në fushë me Ballkanin dhe Dritën që do të luftojnë për titullin kampion. Dy ekipet e para do të shkojnë në Europë, po ashtu dhe fituesi i Kupës së Republikës.

Liga e parë dhe liga e dytë nuk do të vazhdojnë. Besa dhe Arbëria do të ngjiten në Superligë, ndërsa nuk do të bjerë asnjë skuadër. KF Kikia dhe KF A&N do të kalojnë në ligën e parë dhe asnjë ekip nuk do të largohet nga liga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit