Zyrtare/ Kriza financiare dhe problemet e drejtuesve, Ernest Gjoka largohet nga Kamza

17 Shkurt 2019
17:32
back button

Atë që paralajmëroi në përfundim të sfidës së humbur ndaj Kastriotit, Ernest Gjoka e zyrtarizon si vendim dorëheqjen nga drejtimi Kamzës. Është vetë klubi që e jep lajmin përfundimtar, duke i shprehur njëkohësisht suksese në akrrierën e më tejshme trajnerit Gjoka.

Zyrtare, pas ndeshjes trajneri Ernest Gjoka është dorëhequr nga skuadra. I urojmë suksese trajnerit në karrierën e tij. Bashkëpunimi ynë është mbyllur këtu”-shkruan klubi i Kamzës në postimin në Facebook. 

Kjo dorëheqje ishte paralajmëruar kohë më prë nga trajneri Ernest Gjoka, i cili në pamundësi për të motivuar skuadrën, që ka muaj pa u paguar, ka zgjedhur të largohet nga ekipi. 

Nën drejtimin e tij, Kamza nisi të merrte rezultate pozitive, por kriza financiare dhe përplasjet mes dy drejtuesve kryesor të ekipit, kanë krijuar atmosferë aspak pozitive në skuadër. 

Tani Kamza do të duhet të gjejë një trajner të ri, i cili do duhet të marrë një sfidë personale për të drejtuar ekipin në kushtet ku ndodhet. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit