Zyrtare: Kukësi gjen mbrojtës, një lojtar me eksperiencë për Gegën

13 Gusht 2020
16:29
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi ka bërë afrimin e radhës në merkaton e verës. Ekipi verilindor ka afruar në ekip mbrojtësin Kenan Horic. Një emër i panjohur për Shqipërinë, pasi futbollisti do të luajë për herë të parë në kampionatin tonë.

Horiç e mbylli sezonin me skuadrën e Celik në Bosnje duke luajtur vetëm 1 ndeshje, pasi kampionati u ndërpre. Ai shihet si një përforcim i rëndësishëm i Kukësit në këtë merkato, duke qenë se verilindorët donin një mbrojtës qendre.

Boshnjaku u prezantua nga klubi i Kukësit në “Facebook”. “Horić ka firmosur sot kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Pa humbur kohë, Horić do të niset drejt Tropojës dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës“, – shkruhet në një pjesë të deklaratës nga lojtari.

✍🏻 ZYRTARE!⚽️ Kenan Horić është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 30-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën…

Gepostet von F.K Kukësi Albania am Donnerstag, 13. August 2020

Lajme të tjera

Lajmet e fundit