Zyrtare: Kukësi zëvendëson Rrocën, prezantohet një brazilian

18 Shtator 2020
19:43
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi njoftoi largimin e Eduart Rrocës drejt Turqisë. Presidenti Safet Gjici e la futbollistin e lirë të largohej, pasi gjeti një ofertë shumë të mirë në kategorinë e dytë turke.

Nuk ka vonuar shumë dhe verilindorët prezantuan zëvendësuesin e Rrocës. Matheus Leiria dos Santos ka hedhur firmën në kontratë dhe do të mbajë numrin 10 në fanellë.

Njoftimi i Kukësit:

“ZYRTARE!

Matheus Leiria dos Santos është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori brazilian ka firmosur sot kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme dhe ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numrin 10.

Mesfushori Leiria e njeh mirë futbollin europian duke qenë se ka luajtur në kampionatin grek me fanellën e Platanias e në Danimarkë me Helsingor e Hobro. Gjithashtu, Leiria ka luajtur edhe në kampionatin brazilian me ekipe si Fluminese U20, GE Juventus, Gloria e Barra.

Leiria do të vihet nën urdhërat e trajnerit Gega menjëherë sapo skuadra të përfundojë pushimin e dhënë nga trajneri. Mesfushori Leiria luan si mesfushor i avancuar por edhe si mesfushor krahu.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit brazilian! Mirë se vjen Matheus!”, shkruhet në njoftim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit