ZYRTARE: Laçi afron ish-futbollistin e Superiores!

14 Janar 2020
18:03
back button

Bedri Greca është zyrtarisht futbollisti i Laçit. Pas aventurës te Gjilani në Superligën e Kosovës, mesfushori ka prishur kontratën dhe si i lirë ka firmosur me kurbinasit e Cungut, ku edhe u prezantua. Greca dikur ka veshur edhe fanelën e Flamurtarit, Tiranës dhe Kukësit.

Pikërisht te Tirana në 55 ndeshje arriti të shënonte plot 19 gola në Kategorinë e Parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit