Zyrtare: Laçi firmos me yllin e kampionatit të Kosovës

4 Qershor 2019
14:10
back button

Në një kohë që klubet e Superiores kanë nisur pushimet, ose po bëjnë namin në media me emra merkatoje që shpesh janë të shpikur, Laçi vepron ndryshe, siç e ka traditë. 

Pa zhurmë, kurbinasit kanë nisur të organizohen për pjesëmarrjen në Europa League dhe sot kanë zyrtarizuar goditjen e parë, të papritur dhe të bujshme. 

Bëhet fjalë për sulmuesin Kyrian Nwabueze, 26-vjeçar, i cili prej janarit ka qenë pjesë e Dritës, duke shënuar 7 gola e dhënë 1 asist.

Në pjesën e parë të sezonit nigeriani-amerikani ishte pjesë e Pobedas në Maqedoni, ku pati rendiment shumë të mirë, por u largua për probleme financiare. Tani vjen kapërcimi i radhës, me Laçin në Europa League. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit