Zyrtare, Laçi gjen golashënues në Marok

24 Janar 2019
9:34
back button

Laçi i pjesës së parë të sezonit ishte një skuadër e re dhe e bukur për t'u parë, përveçse një model për mënyrën e funksionimit dhe shpenzimet normale krahasuar me shumë klube. 

Në problem i Laçit ishte mungesa e një sulmuesi goli, aq sa Ndriçim Shtubina bënte sulmuesin dhe shënoi gola shumë të rëndësishëm.

Gjatë javëve të fundit drejtuesit e klubit kurbinas kanë studiuar shumë emra dhe më në fund është gjetur sulmuesi gol, i cili mund të zgjidhë hallet e trajnerit Besnik Prenga. 

Klubi bardhezi ka zyrtarizuar marrëveshjen për huazimin e nigerianit Antoni Okpotu nga marokenët e Difaa El Jadidi.

24-vjeçari, anëtar i kombëtares nigeriane, shkoi në Marok për 120 mijë euro nga Lobi Stars, aty ku kishte shkëlqyer, pasi u shpall golashënues në sezonin  2016-2017, me 19 gola, nga 71 të tillë me klubin nigerian, ku është shënuesi më i mirë në histori.

Në teori Laçi ka të drejtën e blerjes së kartonit, por çmimi i sulmuesit është i lartë dhe të dyja palët shpresojnë që një pjesë e dytë sezoni e mirë në Shqipëri t'i hapë rrugën sulmuesit drejt ndonjë klubi më të pasur në Europë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit